Përmes Klankosova.tv, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka demantuar mediat në Kosovë se ka marrë ftesë nga specialja në Hagë për t’u intervistuar.
“Ky është vetëm një margaritar i Beratit, nuk është mirë ta shqetësojmë opinionin kështu” tha Kadri Veseli për Klan Kosova nëpërmjet telefonit.
Kryeparlamentari Veseli, duke treguar se sa krenar është për UÇK-në, ka thënë se do të tregonte po të ftohej nga Specialja.
“Me çfarë morali do të nisesha diku nëse nuk do ta bëjë njoftimin publik. Kush në botë nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzoj, të më mbajë dhe të më përkrahë”, ka thënë Veseli.
“Më vjen keq në qoftëse dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi”, ka përfunduar Veseli në Klan Kosova./Fokusi.info/