Deliu: Si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipja nuk e votoi?

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu ka ngritur dyshime për votat gjatë votimit të Donika Gërvalles e cila u kandidua për herë të parë për kryeparlamentare, raporton Periskopi.

Ajo në Facebook deklaroi se si dolën 57 vota, derisa Shqipe Selimi nuk votoi pro.

Deliu tha që VV’ja të ndalojë këto lojëra.

Postimi i plotë:

Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot. Por, si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipja nuk e votoi? Ju lutem, ndalni më këto lojëra e taktika të poshtra manipulimi e kthejuni seriozitetit. Propozojeni një kandidat, i/e cila e dini se i merr votat – e mjaftë më me bllokada!