Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka qenë në protestën e organizuar nga mërgimtarët në Hagë të Holandës.
Në një postim në Facebook, ajo ka ndarë një mori fotografish nga protesta, po edhe ka thënë se sot në Hagë u dëshmua fuqia e bashkimit qytetar e kombëtar.
“Me mijëra shqiptarë nga vendi dhe diaspora u ngritën për drejtësi, për mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe vlerave të saj të shenjta”.
“Kosova nuk harron sakrificën e bijve të saj, të cilët i dhanë kuptim lirisë”, ka thënë Deliu-Kodra. /Klankosova.tv