Delegacioni ukrainas udhëton drejt Zvicrës për bisedimet e paqes

Zelensky miraton ekipin negociator, ndërsa Ukraina, SHBA dhe vendet evropiane pritet të diskutojnë një marrëveshje të mundshme paqeje.

Në Zvicër pritet të zhvillohen bisedimet e radhës të paqes, ku përfaqësues të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane do të marrin pjesë për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme paqeje dhe garancitë e sigurisë.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka firmosur përbërjen e delegacionit ukrainas dhe mandatin e tij, duke theksuar se ekipi do të mbrojë interesat e shtetit dhe popullit ukrainas gjatë negociatave.

Sipas njoftimit zyrtar, delegacioni do të drejtohet nga shefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak, ndërsa pjesë e ekipit do të jenë drejtues të lartë të strukturave të sigurisë dhe diplomacisë:

  • Andriy Yermak – Shef i Zyrës së Presidentit, udhëheqës i delegacionit

  • Rustem Umerov – Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes

  • Kyrylo Budanov – Shef i Inteligjencës Ushtarake (HUR)

  • Andriy Hnatov – Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

  • Oleh Ivashchenko – Drejtues i Inteligjencës së Jashtme

  • Serhiy Kyslytsya – Zëvendës i Parë i Ministrit të Jashtëm

  • Yevhen Ostrianskyi – Zëvendës i Parë i Sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

  • Oleksandr Poklad – Zëvendësshef i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

  • Oleksandr Bevz – Këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit

Takimi në Zvicër shihet si një hap i rëndësishëm diplomatik, me pritshmëri që palët të diskutojnë parametrat e një formule të qëndrueshme paqeje dhe rrugën drejt sigurisë afatgjatë për Ukrainën.