Delawie: Njerëzit që s’kanë ide i janë kthyer dhunës
Ambasadori i amerikan, Greg Delawie, në hollin e Kuvendit është shprehur i zhgënjyer me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Delawie ka thënë se njerëzit që nuk kanë asnjë ide, i janë kthyer dhunës për të përmbushur qëllimet e tyre.
Kjo sipas tij, nuk duhet që të ndodhë në një shtet evropian, siç është Kosova.
“Dita e sotme ka qenë zhgënjim për mua. Njerëzit që nuk kanë as një ide i janë kthyer dhunës për të përmbushur qëllimet e tyre”.
“Kjo nuk duhet të ndodhë nën një shtet evropian. Kam respekt për të gjithë deputetet që përdorin mjetet demokratike për të arritur qëllimet”, tha Delawie.
“Kam respekt për policët dhe stafin. Të gjithë deputetët të kthehen në sallë dhe të votojnë për marrëveshjen. Kjo është votë për Evropën, kjo është votë për progres në Kosovë”, deklaroi në fund amabasadori amerikan Delawie.