Del Piero: Unë e di çfarë do të thotë Champions-i për një klub si Juventusi

Në mikrofonat e “CBS Sports Golazo”, Alessandro Del Piero diskutoi me Thierry Henry për paraqitjen e Juventusit kundër Galatasaray, ndeshje që solli eliminimin e bardhezinjve nga Champions League.

Henry e pyeti çfarë do të ndodhë tani me Juventusin. Del Piero u përgjigj: “Ky shpirt konkurrues që pamë kundër Galatasaray duhet të jetë në fushë çdo ditë. Jo çdo të diel (ndeshje), po çdo ditë. Vetëm kështu mund t’i kapërcesh dobësitë që skuadra objektivisht ka. Të dielën ka një ndeshje shumë të madhe me Romën. Nëse bardhezinjtë humbasin, shkojnë në -7 pikë nga Championsi. Dhe unë e di çfarë do të thotë Champions për atë klub. Juventusi duhet të gjejë mënyrën ta mbyllë sezonin siç duhet”.

Për Spallettin: “Ai i ka sjellë diçka skuadrës; organizim, lojtarët e dinë çfarë të bëjnë dhe kanë më shumë personalitet. Në kthimin ndaj turqve luajtën pa frikë. Tani duhet të tregojnë çdo ditë përgjegjësi për këtë fanellë. Te skuadrat e mëdha i numëron me gishtat e një dore ndeshjet e këqija, te të voglat ato të mirat”.

Mbi mentalitetin: “Ndonjëherë janë bërë zgjedhje jo të duhura. Duhen 6-7 lojtarë që krijojnë boshtin. ‘Fino alla fine’ do të thotë se gjithçka mund të ndodhë; për kualifikimin mungoi shumë pak”.

The post Del Piero: Unë e di çfarë do të thotë Champions-i për një klub si Juventusi appeared first on Telesport.