Alessandro Del Piero, në një intervistë për “Sky Sport”, foli rreth ndeshjes së radhës së Serie A mes Juventusit dhe Romës: “Mund të jetë, për të dyja skuadrat, një moment konfirmimi. Roma ka pasur një nisje ndryshe nga Juve, më të qëndrueshme, prandaj është më përpara dhe mund ta konsolidojë, ose edhe ta përmirësojë pozicionin. Ky do të ishte një sinjal shumë i fortë për gjithë kampionatin”.
Për bardhezinjtë, Del Piero theksoi: “Juve po e gjen veten, fitorja në Bologna është një sinjal i fortë. Vazhdimësia do të ishte konfirmimi se është në rrugën e duhur dhe se mund të rikuperojë pikë”.
I pyetur nëse do të jetë “ndeshja e numrave 10” mes Soulé, Dybala dhe Yildiz, ai shtoi: “E uroj. Duhet cilësi dhe zgjidhje të ndryshme. Duhet ekuilibër, por është bukur të shohësh çfarë nxjerrin futbollistë të këtij niveli. Ata përfaqësojnë bukurinë e futbollit”.
The post Del Piero: Juve po e gjen veten, fitorja ndaj Bologna ishte sinjal i fortë appeared first on Telesport.












