“Del Piero ishte sulmues unik, Yildiz special. David meriton një shans të dytë”

David Trezeguet, një nga sulmuesit më produktivë në historinë e Juventusit, ka folur për “Gazzetta dello Sport” mbi disa nga lojtarët aktualë bardhezinj. Duke komentuar krahasimin mes Kenan Yildiz dhe Alessandro Del Pieros, me të cilin ndau shumë vite në fushë, francezi u shpreh: “Ale është unik, por unë e shoh Juventusin për të fituar dhe për Yildiz, që është special”. Sipas tij, talenti turk funksionon më mirë si numër 10 sesa si “9 fals”, sepse “krijon aksione nga asgjëja”.

Sa iu përket kritikave të tifozëve ndaj Jonathan David dhe Loïs Openda, francezi pranoi se nuk priste që ndikimi i tyre të ishte kaq i paktë: “I pari luante te Lille, ku rëndësi ka të bësh mirë dhe jo të fitosh, ndërsa tjetri nuk u imponua te Leipzig”.

Megjithatë ish-sulmuesi do ta konfirmonte David për sezonin e ardhshëm: “Meriton një shans të dytë. Gabimi i vetëm ishte premtimi për 25 gola, një budallallëk që tani po e paguan”.

The post  “Del Piero ishte sulmues unik, Yildiz special. David meriton një shans të dytë” appeared first on Telesport.