Del në shitje libri më i ri i Enver Hasanit “Mbi kushtetutën dhe shtetin”

ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka botuar librin e tij më të ri “Mbi kushtetutën dhe shtetin”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani thotë se ky libër është rezultat i një pune pesëvjeçare dhe përmban tetë kapituj të pasur me literaturë burimore në anglisht, frëngjisht, serbisht, italisht dhe turqisht.

Ai shton se libri eksploron konceptet themelore të kushtetutës dhe shtetit, duke sjellë në pah dimensione të pashkruara dhe të pathëna në diskursin akademik dhe praktik.

“Libri është një udhëzues i vlefshëm jo vetëm për juristët, politologët dhe praktikuesit e të drejtës kushtetuese dhe parlamentare, por edhe për çdo lexues të etur për të kuptuar më thellë funksionimin e shtetit dhe rëndësinë e Kushtetutës”, ka shkruar Hasani.