Deklarohen nga Departamenti amerikan i Shtetit për takimin Osmani-Landau

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Amerikë.

Atje, Osmani u prit nga zëvendës sekretari i Shtetit, Christopher Landau.

Rreth këtij takimi ka folur edhe zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

“Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu”.

“Ata diskutuan fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehën besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha ajo.

The post Deklarohen nga Departamenti amerikan i Shtetit për takimin Osmani-Landau appeared first on Kosovapost.net.