Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Në kuadër të procesit të deklarimit të pasurisë, rreth 11 mijë zyrtarë publikë janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit deri më 31 mars, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba ndaj tyre.

Ky proces ka nisur nga data 1 mars dhe do të përfundojë në fund të këtij muaji. Kështu bënë të ditur, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, i cili thekson se deri tani kanë deklaruar pasuritë nga rreth 1 mijë e 200 zyrtarë, ndërsa 1 mijë e 53 të tjerë kanë nisur procesin, por ende nuk e kanë përfunduar. Sipas tij, asnjë nga zyrtarët e lartë të shtetit për 12 ditët e para nuk e kanë përfunduar këtë proces.

Në një intervistë për KosovaPress, Buleshkaj thekson se, edhe pse 20 për qind e zyrtarëve kanë përfunduar ose kanë nisur deklarimin, kjo nuk është e mjaftueshme, pasi që sipas tij, është e rëndësishme që procesi të përfundohet në afat për të shmangur gabimet dhe harrimin e mundshëm të deklaratës. Ai bëri thirrje që zyrtarët të kryejnë deklarimin e pasurisë sa më shpejt dhe jo të presin deri në ditën e fundit.

“Muaji mars është i deklarimit të pasurisë. Janë rreth 11 mijë zyrtarë publik e rreth 12 mijë pozita të cilët janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë. Deklarimi ka filluar, sistemi është hap me 1 mars dhe mbyllet me 31 mars. Zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë deri sot janë rreth 1 mijë e 200 zyrtarë, ndërsa janë 1 mijë e 53 të cilët kanë filluar, por nuk e kanë përfunduar deklarimin e pasurisë. Duke i bërë bashkë këto dy grupe i bie që rreth 20 për qind e zyrtarëve ose kanë filluar, ose kanë përfunduar deklarimin e pasurisë, i cili është një numër i mirë, në qoftë se krahasojmë me të kaluarën, por nuk është një numër i mirë si tërësi. Sepse nuk është praktikë e mirë që zyrtarët publik të bëjnë deklarimin e pasurisë në momentet e fundit, sepse mund të lëshojë gabime tjera, por edhe mund të harrojnë fare për të deklaruar pasurinë dhe neve si agjenci na duhet për të shqiptuar gjoba, apo për të ndërmarrë masa tjera. I bëjë thirrje që në fillim zyrtarëve publik që të bëjnë deklarimin e pasurisë sa më shpejtë që është e mundur dhe jo më vonë se sa afati ligjor, i cili është 31 marsi i këtij viti”, deklaron Buleshkaj.

Kreu i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka folur edhe për dy kategoritë e zyrtarëve, mjekët dhe profesorët që janë të obliguar nga viti i kaluar të bëjnë deklarimin e pasurisë.

Lexo po ashtuKurti fton bashkatdhetarët të korrigjojnë dokumentet e shtetësisë në GjermaniAi u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të deklarojnë pasurinë e tyre me kohë në mënyrë siç tha ai që “të mos vijnë deri tek gjoba, të cilat janë 30 për qind të pagës së tyre mujore”.

Buleshkaj flet edhe për numrin e gjobave të shqiptuara për vitin 2024.

Derisa për këto 12 ditët e para, ai thotë se asnjë zyrtarë i lartë shtetërorë ende nuk e ka përfunduar procesin e deklarimit të pasurisë.

Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik ka filluar me 1 mars dhe pritet të përfundojë më 31 mars.