Ana Brnabiç, kryetarja e parlamentit serb, ka shkaktuar një lumë komentesh pasi e quajti publikisht “Allahu Akbar” një gjë të neveritshme. Kjo deklaratë e turpshme pasoi një protestë në Novi Pazar ku forcat policore bastisën një universitet dhe arrestuan disa persona.
Deklarata e saj, e cila e vendos këtë shprehje fetare muslimane – që do të thotë “Zoti është më i madhi” – në të njëjtin kontekst me sharjen dhe fyerjen, është karakterizuar nga shumë si islamofobi e hapur dhe një përpjekje për të stigmatizuar etnikisht boshnjakët.
“Dhe pastaj dëgjuam mallkimin e nënës serbe, pastaj mallkimin e Krishtit, dhe pastaj britmat ‘Allahu Akbar’ dhe gjëra të tjera të neveritshme për të cilat askush nuk reagoi ose i dënoi ato”, tha Brnabiç, duke shtuar se, sipas saj, tensionet u arritën të qetësoheshin nga “politika e mençur e presidentit Vuçiç”.
Kjo deklaratë shkaktoi zemërim midis boshnjakëve në Sanxhak dhe në të gjithë rajonin. Në rrjetet sociale, përdorues të shumtë reaguan ndaj deklaratës së Brnabiç-it, duke e vlerësuar atë si një përpjekje për të përhapur urrejtje.
Kujtojmë se kjo grua, pos një politikane tipike serbe plot mllefe nacionaliste e fetare, është dhe një e devijuar seksualisht, pra lesbike. Kështu që domosdo do e urrejë pohimin se “Zoti është më i madhi”, pasi pozicionimin e ka kundër çdo principi besimi në Zot. Sa për Krishtin, gënjen të jetë mallkuar nga muslimanë, pasi ai profet i madh vlerësimin më të lartë e ka pikërisht nga muslimanët. As nëna serbe nuk ka pse të jetë në mallkime muslimanësh nëse është thjesht një nënë si gjithë të tjerat, paçka entisë apo besimit, ndryshe nga ç’është Brnabiç, pa asnjë lidhje me nënën. /tesheshi.com/
The post Deklarimet e neveritshme dhe plotë urrejtje etnike e fetare të Vuçiçit në variantin femër appeared first on Kosovapost.net.