Një deklaratë skandaloze e ka dhënë mbrëmë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja në emisionin ‘Debat Plus’, ku aludoi se konferenca e Rambujesë nuk është organizuar shkaku i masakrave që kanë ndodhur në Kosovë, por për shkak të aferës Leëinski-Clinton.
Kjo deklaratë e Ramabajës, nuk mbeti pa u debatuar me analistin Dardan Gashi, i cili e konsideroi të turpshme atë që tha anëtari i VV’së.
“Konferenca e Rambujesë nuk është organizuar edhe aq me insistimin e SHBA’së. Ideja ka qenë me gjetë pozicionin e palakmueshëm, diplmacinë amerikane – për shkak të aferës Leëinsky – Clinton atje”, tha Ramabaja.
“Jo, jo duhet me kthy vëmendjen te shikuesit çka tha. Ky po thotë nuk është ndërtuar Rambujeja për shkak të masakrave të serbëve këtu, por për shkak të aferës Leëinski në ëashington. Këqyre ku i shkon mendja këtyre… Që d.m.th, jo Reçaku, jo Rugova, jo masakrat, por Leëinski. Kjo është me të vëertetë e turpshme njeri. Kjo është për Gjykatë”, ia ktheu Gashi.
Ndiqeni videon më poshtë: