Deklaratat e fundit nga Salah konfirmojnë sherrin e tij dhe raportin e ftohtë me Klopp!

Kur jep një intervistë, ai lë gjurmën e tij, ashtu siç bën në fushë. Personi në fjalë është Mohamed Salah, i intervistuar së fundmi nga France Football.

Sulmuesi egjiptian, një figurë kyçe në sezonin e fundit të ligës angleze, të fituar nga Liverpooli me 29 gola dhe 18 asiste në 38 paraqitje, dha përgjigje që ndonjëherë ishin të habitshme dhe reflektonin besim absolut në aftësitë e tij:

“Kush është lojtari më i mirë afrikan në histori? Unë, por ka shumë. Mund të them edhe George Weah, Didier Drogba dhe Samuel Eto’o.”

Lidhur me shokun më të mirë të skuadrës me të cilin ka luajtur, ai tha: “Nuk kam luajtur me të në momentin tim më të mirë, por do të thoja Eden Hazard. Do të doja të luaja me Steven Gerrard dhe Thierry Henry. Mbrojtësi më i mirë me të cilin jam përballur? Ka pasur shumë. Sergio Ramos është një lojtar i shkëlqyer, por nuk mund të përmend vetëm ate…”.

Një pyetje në lidhje me trajnerin më të mirë të karrierës së tij deri më tani ishte gjithashtu e pashmangshme. Kishte kaq shumë emra të rëndësishëm, por Salah nuk zgjodhi pikërisht atë të dukshëmin që mund të kishit pritur: “Kush është trajneri më i mirë që keni pasur? Spalletti.”

Më në fund, duke parë karrierën e tij shumë të dekoruar, ai nuk kishte dyshime për dafinën që i dha më shumë kënaqësi: “Trofeu që pati ndikimin më të madh tek unë? Liga e Kampionëve.”

The post Deklaratat e fundit nga Salah konfirmojnë sherrin e tij dhe raportin e ftohtë me Klopp! appeared first on Telesport.