Deklarata tronditëse e Rron Gjinovcit: Njerëzit kanë të drejtë me i shërby edhe Serbisë

Drejtori i organizatës joqeveritare ORCA, Rron Gjinovci, ka thënë se njerëzit në Kosovë kanë të drejtë t’i shërbejnë edhe Serbisë, derisa ka komentuar arrestimin e dy spiunëve të dyshuar të BIA-s në Kosovë.

Në emisionin “Confront” të KTV-së, ai ka thënë se derisa ata nuk e minojnë shtetin e Kosovës, nuk do të thotë se kanë kryer vepër penale.

Më pas, ai mundohet të përmirësojë qëndrimin e tij duke thënë se ky aktivitet mund të kryhet derisa nuk ndalohet me Kodin Penal.

“Na jemi në demokraci, qeto du me ta tërheq vërejtjen. Njerëzit kanë të drejtë me i sherby edhe Serbisë këtu. Ligjet e Kosovës nuk e ndalojnë. Për sa kohë nuk e kanë kry ndonjë vepër penale, nuk e kanë minu sovranitetin e shtetit, nuk ka bërë diçka që është kriminale e parapame në Kodin Penal, nuk mundet shteti me u marrë me ta”, ka thënë Gjinovci.

Dy ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi se janë konfiskuar armë, municione dhe maska ushtarake gazi në dy lokacionet e dy shtetasve kosovarë që u arrestuan për spiunazh të mërkurën në Ferizaj.

Prokuroria bëri të ditur se dy shtetasit kosovarë u arrestuan pas një hetimi disamujor dhe se i ngarkon ata me veprën penale “spiunazh”.

Ata janë dërguar një muaj në paraburgim, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *