Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për riorganizimin e grupit të Radoiçiqit.
Ai tha se duhet pasur kujdes që të mos krijohet panik pa nevojë.
“Sa i përketë deklaratave të kryeministrit Kurti lidhur me sigurinë, duhet të jemi të kujdesshëm për mënyrën se si deklarohemi dhe të mos krijojmë panikë pa nevojë. Uroj që të mos jetë një deklaratë e tentimit popullsitë të frikësimit të popullatës së Kosovës në mënyrë që të mbajë të mobilizuar për interesa partiake e politike”, është shprehur ai.
Ai gjithashtu foli edhe për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke e quajtur si vizitë jashtëzakonisht të rëndësishme.
“Mendoj se është një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme, z. Stoltenberg si sekretar i NATO-s dhe mendoj që është një mesazh i cili dërgohet se NATO-ja është prezente në rajon dhe garanton siguri”, është shprehur tutje ai.