Degradimi i hetuesve policor, Kajtazi: I qitën në trafik se e hetuan Rozeta Hajdarin

Opinionisti Vehbi Kajtazi tha se dy hetuesit policorë që kanë 15 vjet përvojë pune, të cilët kanë kryer hetimet ndaj Rozeta Hajdarit, janë degraduar nga hetues të Task Forcës në trafik.

“Këtë dinë ta bëjnë autokratët. Nuk e di këtyre partive politike a u ka rënë ndërmend se si luftohet me autokrat. Nuk po më pëlqen debati i partive tjera, dhe sulmet që ia bëjnë Dejona Mihalit”, tha Kajtazi, transmeton Klankosova.tv

Kajtazi u shpreh gjithashtu se politika fiskale e qeverisë aktuale nuk tregon aspak orientimin social-demokrat.

Ai tha se taksat kanë mbetur të pandryshuara, ashtu si në qeveritë e djathta, dhe se nuk po merret asnjë veprim që do të demonstronte një qasje të majtë ose sociale.

“Për me tregu se çfarë orientimi ka një parti në pushtet e tregon përmes taksave; ne i kemi taksat të pandryshuara nga qeveritë e djathta, nuk ka asnjë lloj veprimi që do ta demonstronte orientimin social-demokrat”, tha Kajtazi.

Ndiqeni për më shumë videon: