Mesfushori i Manchester City, Nico Gonzalez, këmbëngul se nuk e sheh veten si një zëvendësues të Rodri. Gonzalez do të vazhdojë të zëvendësojë patriotin e tij spanjoll, që nuk louajti as në Champions League dy ditë më parë.
Rodri pësoi një dëmtim në kofshë para pushimit të fundit ndërkombëtar, duke e zgjatur më tej rikuperimin e tij, pasi humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar pas një operacioni në gju.
Gonzalez u transferua nga Porto në janar për të shërbyer si zëvendësues në pozicionin qendror të mesfushës dhe, megjithëse pranon me padurim këshilla nga Rodri në çdo ndeshje, ai nuk dëshiron ta krahasojë veten si zëvendësues.
“Rodri është një shok skuadre. Është e rëndësishme për ekipin që na bën të luajmë kaq mirë, por nuk shoh ndonjë krahasim dhe nuk i kushtoj shumë vëmendje njerëzve që flasin si zëvendësues i tij”, tha Nico Gonzalez.
“Përpiqem ta dëgjoj dhe të mësoj shumë prej tij. Për shembull, në ndeshjen e fundit, në pjesën e parë më dha disa këshilla për atë që pa sepse di shumë çfarë të bëjë në atë pozicion”, shtoi më tej mesfushori i City.
Në fund, Gonzalez sqaroi: “Rodri është një nga kapitenët dhe ky është një rol vërtet i rëndësishëm. Ai përpiqet të na këshillojë dhe të na bëjë të kuptojmë mënyrën se si duam të luajmë”.
The post “Dëgjoj çdo këshillë që më jep, por unë nuk jam zëvendësuesi i Rodri te City” appeared first on Telesport.










