Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar i vendit ka arritur në 492,3 milionë euro në prill 2025, duke shënuar një rritje prej 15,2 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar (427,5 milionë euro).
Eksporti i mallrave ka arritur vlerën prej 73,8 milionë euro, me një rritje modeste prej 0,9%, ndërsa importi ka shënuar rritje më të theksuar prej 13,1%, duke arritur në 566,2 milionë euro.
Mbulueshmëria e eksportit ndaj importit mbetet e ulët, në vetëm 13,0%.