Sipas raportit më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar i vendit në vitin 2024 arriti në 5,4 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 7,4% krahasuar me vitin 2023.
Eksportet totale të mallrave për vitin 2024 kapën vlerën e 941,5 milionë euro, ndërsa importet arritën në 6,4 miliardë euro. Eksporti mbuloi vetëm 14,8% të importeve.
“Tregtia e mallrave në vitin 2024 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 5,4 miliard Euro që është një deficit tregtar më i larët për 7,4%, krahasuar me vitin 2023, ku edhe në këtë vit ka bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 941,5 milion Euro, ndërsa importi 6,4 miliard Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 14,8%.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat Kosovare gjatë vitit 2024 me atë të vitit 2023 shifrat tregojnë se ka një rritje vjetore për 9,1%, rritje e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës. Ndërsa të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës në vitin 2024 kanë shënuar një rritje vjetore rreth 7,7%, duke krahasuar me vitin paraprak 2023.” – thuhet në njoftimin e ASK-së.