Dedikimi prekës i gazetarit Blendi Fevziu për kamarierin 20-vjeçar që u vra në Velipojë

Gazetari Blend Fevziu i ka dedikuar një shkrim kamerierit 20 vjecar që u vra mbrëmë në Velipojë së bashku me 3 persona të tjerë pas disa të shtënave. Fevziu tregon historinë e Myzerim Zeneli i cili dje kishte filluar punën dhe priste të merrte rrogën e parë.

Ai thotë se me këtë rrogë mendonte të mbante veten dhe nënën e tij e cila është në gjednje të vështirë. Ai tutje thotë se Zenelin e thërrisinin shkurt “jetimi”, ndërsa shton se ai aspironte të kishte një jetë normale.

“Myzerim Zeneli duhet të ketë qenë i gëzuar dje, në ditën e tij të parë të punës. Punës që i siguronte jetesën për vete dhe një ndihmë për nënën në gjendje tejet të vështirë. E gëzuar duhet të ketë qenë edhe nëna e tij, që e rriti jetim dhe që besoi se tashmë djali do t’i dilte krah. Asnjë nga të dy s’mund ta dinte që kjo do të ishte jo vetëm dita e fundit e punës, por edhe e jetës e tij. Jetës kaq të re dhe fare të pafajshme. Ai nuk coi dot as rrogën e parë në shtëpi, ndërsa në xhep ju gjetën vetëm 30 lekë. Nuk ndihmoi dot as nënën që sot po kërkon nëpër të afërm dhe komshinj lekët e arkivolit me të cilin do të cojë të birin në varr. Do ta cojë me pishmanin e cdo prindi që nuk i siguroi dot djalit thuajse asgjë në jetë. Myzerim Zenelin se thërriste askush në emër, thoshte sot një lajm. I thërrisnin “Jetimi”, sipas një mendësie neveritëse të shoqërisë shqiptare. Por sot, me siguri, kushdo që e ka lexuar emrin e tij, do ta ketë shumë të vështirë ta harroje”, shkruan Fevziu.

“Myzerimi ishte një nga mijëra e mijëra të rinjtë e Shqipërisë që aspironte një jetë normale. Ishte një prej atyre që punojnë nga mëngjesi në darkë, që sakrifikojneë, që japin gjithcka dhe paguhen aq pak. Ishte një prej të rinjve që me punën e tyre mbajnë mbi supe këtë vend. Që vuajnë padrejtësi dhe që s’dinë ku di denoncojnë ato.”, shton tutje Fezviu në shkrimin e tij.

Tutje Fevziu shton se Zeneli ishte një djalë shembullor dhe se kishte zgjedhur punën për të fituar paratë nga djersa e tij dhe jo nga punët e jashtëligjshme.

“Myzerimi pati vetëm një “mëkat” në jetë. Besoi, se do cante në jetë me punë të ndershme dhe me përkushtim. Nuk u bë as trafikant; nuk futi një revole në brez të bëhej vrasës me pagesë; as kërcënoi njeri, as grabiti kënd. Thjeshtë punoi. Ose tentoi të punojë sepse jetën ja morën që ditën e parë të punës së tij. Ai ra viktimë e mendësisë së ngulitur në këtë vend sot e 30 vjet, qe prona merret me dhunë, që territori zihet me forcë, që gjithcka grabitet, ndërtohet pa leje, kthehet në pasuri dhe në fund, legalizohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Që gjithcka bëhet fakt i kryer dhe përpara faktit të kryer, ligji dhe shteti nuk funksionojnë, Madje për arsye elektorale, shteti është kthyer në një makine legalizimi, që ndëshkon qytetarin e ndershëm, qytetarin model, qytetarin që respekton ligjin dhe shpërblen atë që ka vjedhur, ka thyer ligjin, ka ndërtuar pa leje, ose sic thuhet në jetën e përditshme, “Ka forcë”. Dhe në këtë botë të forcës ligjin e bëjnë armët, ato armë që i morën jetën një 20 vjecari, që askush se thërriste me emër, por që sot, familja po e zbret poshtë në varr. Kanë vrarë një të ri, kanë vrarë një qytetar të këtij vendi, kanë vrarë një njeri që respektonte ligjin. E kanë vrarë kot. E kane vrare sepse nuk zgjidhnin dot kush do vinte 4 shezllone me shume ne plazh, po aq vend sa do marrin sot ne varreza te katert bashke”, thotë Fevziu.

Tutje Fevziu thotë se 20 vjecari i vrarë mund të kishte qenë secili që ulet në një plazh dhe mendon të shijojë pak kohën e lirë.

“Myzerim Zenelin se njihte askush. Por ai mund te ishte secili nga ne. Mund te ishte secili qe ulet ne nje kafe plazhi a qyteti me deshiren te shijoje thjeshte nje ekspres. Myzerimi eshte akuza e gjalle ndaj kujtdo qe mund ta ndalte kete vrasje dhe se ndali dot. Eshte pasqyre e asaj qe mund te ndodhe edhe neser, ne nje vend, ku grabitesi quhet i zoti dhe ai qe respektin ligjin dhe punon “i paafte”. Zoti qofte me ty Myzerim. Ti ishe padyshim me i zoti nga te gjithe ne, edhe pse plumbat ta prene jeten dhe enderren ne mes…”, përfundon Fevziu.

Ndryshe, në Velipojë mbrëmë ndodhën të shtëna me armë mes dy familjeve ku mbeten të vrarë 4 persona e u plagosën 2 të tjerë. Arsyeja e konfliktit ishte vendosja e cadrave të plazhit.

Related Posts