Dedikim prekës nga Adelina për motrën: “Zoti s’më dha vajzë, por më dha ty”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, di si të shfaq emocionet në data të veçanta familjare.

Sot ka ndarë një mesazh plot ndjenja në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së motrës së saj, Diana Tahiri.

Në një postim të ëmbël, Adelina shkruan:

“Zoti s’më dha një vajzë, por të dha ty. Ti je vajza ime e vogël dhe e madhe. Edhe 100, drita e syve të mi! Të do pafund Adelina jote ❤ @diana.tairi”.

Edhe këtë herë dëshmoi se raporti mes motrave është i fortë, duke qenë çdoherë përkrahje për njëra-tjetrën.