Dedaj: Gjykimi në Hagë, padrejtësi e shekullit XXI

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, e ka cilësuar gjykimin në Hagë si padrejtësi të shekullit të 21.

Dedaj tha se akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij janë të fabrikuara dhe të mbështetura mbi shpifjet e raportit të senatorit Dick Marty dhe dosjeve të shërbimeve sekrete serbe e ruse.

“Gjykimi në Hagë, padrejtësi e shekullit XXINese gjoja në emër të drejtësisë, bëhët një padrejtësi ndaj një populli dhe një lufte çlirimtare dhe krerëve të kësaj lufte heroike dhe vetëmbrojtëse, në saje të akuzave shpifëse të Senatorit Dick Marty, si dhe dosjeve të fabrikuara të sherbimeve sekrete të Rusisë dhe Serbisë, nuk do mend se në këtë rast me liderët e UÇK, të cilët po mbahen pengje të këtyre akuzave shpifëse,tash e 5 vjet në Dh.S. të Gjykatës Speciale në Hagë, e tëra kjo është padrejtësi shekullore.UÇK ishte guerilë vetëmbrojtëse dhe çlrimtare, e cila bëri një luftë të pabarabartë dhe titanike kundër forcave policore,ushtarake dhe paramiltare të Serbisë së Millosheviqit.UÇK ishte në koordinim, bashkëpunim dhe në aleancë me NATO-n, SHBA dhe BE, për tu mbrojtur nga agresori dhe okupatoret serb, të cilët bënin krime dhe gjenocid mbi popullaten civile shqiptare” tha Dedaj.

Ai theksoi se lufta e përbashkët e UÇK-së dhe NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit duhej të vlerësohej dhe jo të dënohej.

“Çfare do thuhej sikur për Winston Churchill apo Sharl De Gole, të ngriteshin akuza pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Nurnbergut, e cila akuzoj dhe denoj luftën dhe gjenocidin e fashizmit të Adolf Hitlerit dhe bashkëpunëtorëve të tij,përgjegjës për terror,masakra,, vrasje dhe gjenocid si dhe miliona krime kundër njerzëzimit.Pra, edhe në rastin e luftës së përbashkët të UÇK dhe NATO-s,kundër krimeve fashiste dhe spastrimit të dhunshëm etnik, do duhej këta lider të UÇK dhe të NATO-s, të ishin kandidat për Çmimin NOBEL dhe jo të përfundojnë në bankat e të akuzuarve, për agjenda politike,pse e mbrojen një popull të pambrojtur dhe të pa armatosur nga gjenocidi dhe shfarosja.Liderët e UÇK në Hagë jane pengje politike të një gjykate absurde dhe antishqiptare e cila duhët të mbyllet dhe pengjet ti kthej në Kosovë, duke iu kërkuar ndjesë atyre , familjarëve dhe popullit të Kosovës, për këtë padrejtësi shekullore” deklaroi Dedaj.