Opinionisti Ilir Deda ka thënë se beteja politike e VV-së këtë vit ka qenë ta bindë votuesin për 50 për qind dhe sipas tij, ka dështuar në këtë betejë.
Ai tha se rezultati i sotëm duhet ta këndellë më së shumti lidershipin e VV-së, përcjell Klankosova.tv.
“Nëse e sheh se e gjithë beteja politike e Vetëvendosjes këtë vit ka qenë ta bindë votuesin “mi jep 50 për qind”, kanë dështuar në këtë betejë politike dhe me gjithë këtë organizimin e përpjekje për ta arritur atë, nuk e kanë arritur”.
“Unë mendoj që rezultati i sotëm duhet ta këndellë më së shumti lidershipin e Vetëvendosjes, që duhet të dijë si të bashkëpunojë me partitë e tjera”, u shpreh ai.









