Analisti Ilir Deda ka reaguar pas evidentimit të keqpërdorimit më vota të kandidatëve.
Ai ka bërë me dije se procesi i rinumërimit të votave po tregon se qindra komisionerë të gjitha partive politike kanë kryer vepër penale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Deda ka shkruar se tani shteti duhet të veprojë ndaj atyre që e preken votën e qytetarëve.
“Dmth me qindra e qindra komisionerë të gjitha partive politike paskan kry vepër penale me këtë vjedhje masive të votave të kandidatëve për deputetë. Tash a do të përfundojnë në burg apo do të gjobiten financiarisht këta hajna? Këtu matet shteti ligjor dhe sundimi i ligjit. Po shihet që Kosovës i duhet një model zgjedhor që e largon komplet faktorin “njeri”. Ndërsa sa i përket partive, më së paku do të duhej të ketë pasoja edhe për ata që kanë dhënë “urdhër” për këtë manipulim të madh”, ka shkruar ai.










