Deda: Propaganda nuk kalon më në Kosovë (VIDEO)

Analisti politik Ilir Deda ka thënë se në këto zgjedhje lokale qytetarët treguan se propaganda nuk kalon.

Në maratonën “Zgjedhjet Lokale 2025”, ai ka theksuar se Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit i ka dështuar propaganda.

“Sot ka qenë një ditë e bukur, sot kanë dalë për të votuar shumica e njerëzve që jetojnë në Kosovë. Këta janë të njëjtit njerëz që kanë dalë edhe më 9 shkurt — atëherë kemi pasur edhe diasporë shumë të madhe.”

“Nën një, po shihet se ku qëndrojnë partitë politike, dhe nën dy, a lejojnë qytetarët që t’i tërheqin për hunde? Ajo që është treguar është se këto propaganda, rritja e asistencës sociale nga Qeveria, ka dështuar.”

“Kjo tregon se ky vit i mbrapshtë ka lënë shenjë tek njerëzit — propaganda më nuk kalon në Kosovë. E pamë Albinin që u mundua të bëhet pozitiv në këtë fushatë, por e pamë dje në Mitrovicë: i doli e keqja,” tha Deda. /Klankosova.tv

The post Deda: Propaganda nuk kalon më në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.