Deda: Për vjedhje të votave, partitë politike po bëhen bashkë

Opinionisti Ilir Deda sonte ka folur në lidhje me manipulimin me votat e zgjedhjeve të mbajtura me 28 dhjetor.

Ai është shprehur se për vjedhje të votave partitë politike po bëhen bashkë.

“Procesi i 28 dhjetorit është diskredituar, edhe besimi i njerëzve që votojnë se po respektohet vota e tyre, ka rënë. Ne kemi parë që partitë politike kur po duhet me vjedhë vota, janë bashkë të gjitha”, tha Deda në Klan Kosova.