Analisti politik, Ilir Deda ka komentuar takimin pa rezultat mes VV-së dhe PDK-së për çështjen e presidentit.
Ai ka thënë se tash i janë rritur mundësitë kandidaturës së Vjosa Osmanit dhe për këtë ka dhenë arsye.
“Arsyja e kollapsit të konsultimeve të LVV me PDK mbetet e paqartë. Nëse është tentu të ndërtohet proces për emër konsensual, ky emër dihet që nuk do të ishte anëtar/e i asnjërës nga këto dy parti”, ka thënë Deda.
“Duket se tash u rrit mundësia e kandidaturës të Vjosa Osmanit dhe mandatit të saj të dytë”, ka thënë ai.
“Mos i humbni kohë as Kosovës e as vetes me procese politike që nuk po dini t’i bëni, e as mos bëni lojëra me zgjedhje të reja se s’kemi nevojë për to. Mblidheni Kuvendin edhe zgjidheni Presidentin/en”, ka porositur Deda.










