Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka komentuar çështjen e presidentit, duke thënë se kushdo që e ushtron këtë funksion, duhet ta bëjë duke e ‘’kuptuar saktë përgjegjësinë dhe detyrat e presidencës’’.
Ai ka shtuar edhe se, në Kosovë është krijuar një kulturë sipërfaqësore e ushtrimit të përgjegjësive të larta të shtetit.
Deda ka vlerësuar edhe se, pozita e presidentit ka rol në ndërtimin e kohezionit politik.
Ai ka përmendur disa pika sipas të cilave, ka thënë Deda, do të duhej të funksiononte presidenca e ardhshme.
Një nga pikat që ka përmendur Deda, është se presidenti ka rol unifikues e që në ushtrim të këtij roli shndërrohet në vendtakim të aktorëve politik e shoqëror, duke shtuar në pikën e radhës, se në ushtrimin e unitetit, presidenti domosdoshëm duhet të tregoj sensitivet të lartë dhe mirëkuptim maksimal për komunitetet joshumicë, dhe ndihmon në zgjidhje të problemeve të caktuara parësore për komunitetet joshumicë.
Ai ka thënë edhe se si pikë tjetër është presidenca është njëjtë edhe adresë qendrore për ruajtjen e rendit demokratik dhe kulturës demokratike, dhe se, si pikë e pestë ‘’Patriotizmi Kushtetues është kyq’’.










