Deda: E diela e 9 shkurtit është një hapësirë për t’i shpëtuar cunamit Trump (VIDEO)

Nga Kosova, më 9 shkurt pritet një lloj pjekurie për vendimin që do ta marrë. Megjithatë, nuk pritet të jetë popull bukëpërmbysës.

Kështu u shpreh opinionisti Ilir Deda në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai tha po ashtu se nëse populli dëshiron të vazhdojë me më shumë urrejtje, më shumë varfëri, izolim, pasiguri e më shumë emigirim.

“Nëse nuk duan të vazhdojnë kështu, ndonëse emigrimi nuk e di a do të ndalet, por është një hapësirë për t’i shpëtuar cunamit Trump. Kjo është e vërteta se ku ndodhemi me vendimin e së dielës (9 shkurt). Nëse deri më sot nuk e kanë parë se si sillet ShBA-ja me shtetet tjera, ndërsa mendojnë se neve do të na përkëdhelin, atëherë vetëm mundesh të jesh një naiv ekstrem”, deklaroi Deda.