Opinionisti Ilir Deda ka thënë se ambienti politik në Kosovë është në nivelin më të ulët.
Këto deklarata ai i bëri në Rubikon të Klan Kosovës.
“Ambienti politik është në nivelin më të ulët të vetë prej se ka Kosova sistem shumëpartiak. Domethënë diskursi publik i njerëzve në politikë është me qajt”.
Ai mes tjerash deklaroi se degradimi në gjuhën politike është përhapur në krejt shoqërinë.
“Degradimi i cili ka ndodhur me gjuhën politike, sidomos i udhëhequr prej partisë në pushtet, prej deputetëve të tyre që shprehen si rrugaqë e jo si njerëz të zgjedhur, mandej është përhapur në krejt shoqërinë, në ambient publik dhe gjëra të tjera. Ne në Prishtinë nuk ia kemi për borxh kërkujt hiç me na rënduar jetën”, shtoi Deda.











