Deco për Julián Álvarez: Nuk kemi folur me askënd, nuk është ende momenti

Deco komentoi aktualitetin e Barcelonës, duke folur për dëmtimin e Frenkie de Jong, interesin për Julián Álvarez dhe mbështetjen ndaj Joan Laporta. Drejtori sportiv u shpreh se dëmtimi i mesfushorit holandez ishte i papritur: “Ishte një surprise, por kësi gjërash ndodhin. Nuk ishte momenti për dëmtime, sepse De Jong luan në nivel të lartë. Kemi kaluar dëmtime të tjera, do ta kalojmë edhe këtë”.

Për Laporta shtoi: “Jam anëtar dhe kam të drejtë të votoj, është një klub demokratik. Jam pjesë e një projekti ku besoj dhe mbështes atë që mendoj se është më i miri për klubin”.

Sa i përket Julián Álvarez, sqaroi: “Nuk kemi folur me asnjë klub apo lojtar. Nuk është momenti, edhe pse ka shumë futbollistë që na pëlqejnë. Jemi në shkurt dhe kemi dy sulmues, ndaj nuk është koha për vendime”.

Për përmbysjen ndaj Atletico Madridit në Kupën e Mbretit theksoi: “Ka arsye për të besuar. 4-0 është rezultat i rëndë, por jemi vetëm në mes të përballjes”.

The post Deco për Julián Álvarez: Nuk kemi folur me askënd, nuk është ende momenti appeared first on Telesport.