Deco nuk pret fundin e sezonit, përgatit që tani shitjen përfundimtare të dy yjeve të Barcelonës

Edhe pse aktualisht janë të huazuar te Girona dhe te Monaco, Marc-Andre ter Stegen dhe Ansu Fati, do të rikthehen përkohësisht te Barcelona në verë pasi të mbarojë huazimi i tyre, për t’u shitur përfundimisht.

“Sport” zbulon se drejtori sportiv i katalanasve, Deco, ka vendosur që tani për fatin e portierit gjerman dhe sulmuesit spanjoll. Edhe pse dëshira e të dy lojtarëve është të qëndrojnë te Barcelona deri në përfundim të kontratës, që për të dy është në vitin 2028, Deco mendon ndryshe.

Duke qenë se Barcelona pritet të bëjë disa transferime të rëndësishme gjatë verës që po vjen, është e domosdomoshme të krijohet hapësira e nevojshme në ekip, përfshirë këtu edhe pjesën e pagave. Po ashtu të dy lojtarët nuk bëjnë pjesë në projektin e Hansi Flick, ndaj largimi i tyre s’do ishte aspak problem për trajnerin gjerman.

Për të qenë “ok” me rregullin e famshëm financiar të La Ligës 1:1, Barcelona është e detyruar të “spastrojë” ekipin nëse do të bëjë prurje të reja. Ndaj, Ter Stegen dhe Ansu Fati do të jenë dy të larguarit e parë, por jo të vetmit.

The post Deco nuk pret fundin e sezonit, përgatit që tani shitjen përfundimtare të dy yjeve të Barcelonës appeared first on Telesport.