Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, foli për mediat e klubit pas rikthimit të ekipit të Hansi Flick në “Spotify Camp Nou”, gjatë stërvitjes me dyer të hapura të premten. I pyetur për momentin e skuadrës, pas barazimit 3-3 ndaj Bruges, ai u shpreh i prerë për filozofinë e lojës:
“Çështja e diskutimit të stilit nuk ekziston. E dimë shumë mirë ku mund të përmirësohemi dhe cilat janë vështirësitë tona. Edhe sezonin e kaluar patëm momente të vështira dhe i kaluam, duke rikuperuar lojtarë, ndjesi, duke qëndruar të bashkuar. Vetëm puna dhe përkushtimi mund t’i ndryshojnë gjërat”.
Për stadiumin e rinovuar, Deco tha: “Spotify Camp Nou është spektakolar. Të gjithë ne që jemi ende në Montjuïc e ndiejmë mungesën e tij. Ishte një stadium i madh dhe tani është edhe më spektakolar. Ka shumë kujtime, por më e rëndësishmja është të kthehemi sa më shpejt. Është ndryshe të luash këtu, edhe lojtarët e ndjejnë këtë”.
Sezonin e kaluar konsiderohej “shpikje gjeniale” e Flick, tashmë është makthi i Barcelonës
Gullit kundër Flick: Të gjithë lojtarët e Barcelonës mendojnë se taktika e tij është kamikaze
The post Deco mbron Flick: Diskutimi për stilin e lojës nuk ekziston, e dimë mirë ku duhet të përmirësohemi appeared first on Telesport.












