Deco: Joao Cancelo na rrit cilësinë e skuadrës

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Joao Cancelo pritet të bashkohet shumë shpejt me klubin katalanas.

Pas raportimeve se mbrojtësi portugez kishte rënë dakord për një huazim nga Al-Hilal, fillimisht u tha se marrëveshja nuk ishte mbyllur plotësisht, por deklaratat e fundit të Decos dhe presidentit Joan Laporta tregojnë se transferimi është tashmë në fazën finale dhe në rrugën e duhur për t’u zyrtarizuar.

Duke folur për mediat, Deco theksoi se Cancelo u afrua për të rritur cilësinë e skuadrës dhe për të sjellë përmirësim në merkato.

Sipas tij, ardhja e portugezit krijon më shumë fleksibilitet taktik, duke i dhënë mundësi Eric Garcia-s të mos aktivizohet si mbrojtës krahu dhe Jules Koundé-së të luajë në qendër në raste emergjente, ndërsa rikthimi i Ronald Araujos forcon edhe më shumë repartin defensiv.

The post Deco: Joao Cancelo na rrit cilësinë e skuadrës appeared first on Telesport.