Debuton me fitore te Roma, Claudio Ranieri (Video)

Trajneri italian, Claudio Ranieri ka debutuar me Romën duke fituar 2-1 ndaj Empolit.

Romakët e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë pas përjashtimit të Alessandro Florenzit në minutën e 80-të, megjithatë i’a dolën me sukses të mbajnë epërsinë.

Stephan El Shaarawy realizoi për 1-0 në minutën e 9-të, ndërsa 3 minuta më vonë barazoi Juan Jesus me autogol.

Ndërsa, golin e 3 pikëve e shënoi Patrik Schick në minutën e 33-të.Roma tani është në vendin e 5-të në Serie A me 47 pikë, 3 më pak se Inter që është në vendin e 4-të i cili dërgon në Ligën e Kampionëve.

https://streamable.com/9wck8