Chelsea fitoi mbrëmë 2-0 ndaj Leverkusen, në miqësoren e luajtur në “Stamford Bridge”. Atuori i golit të parë ishte braziliani Estevao, i zyrtarizuar vetëm pak ditë më parë.
18-vjeçari brazilian debutoi me gol në ndeshjen e tij të parë me “Blutë”, por tifozët janë të pakënaqur me të, për shkak të egoizmit të tij dhe refuzimit për të pasur të shokët e skuadrës.
“Ai djalosh ka teknikë, por nuk është i shpejtë dhe duhet të mësojë të pasojë”, “Estevao duhet të mësojë se si të pasojë, 7 gjuajtje i harxhoi kot”, “Ky djalosh do të ketë probleme me Maresca-n, nuk luhet futbolli i vetëm, dikush t’i thotë se duhet të pasojë”, disa nga komentet e shumta në faqen zyrtare të klubit.
Edhe pse vetëm 18 vjeç, kartoni i tij do i kushtojë Chelsea-s reth 60 milionë euro në total. Por, edhe spe debutoi me gol, ende jo zyrtarisht, Estevao duhet të korrigjohet në aspektin e pasimeve, ndryshe do jetë në shenjestrën e tifozëve sa herë që të futet në fushë.
The post Debutoi me gol te Chelsea, por tifozët kanë komente negative për yllin e ri të “Bluve” appeared first on Telesport.










