Trajneri Hansi Flick ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen “inauguruese” të Champions-it kundër Newcastle, pak minuta para se ekipi të nisej drejt Anglisë.
Lamine Yamal nuk bën pjesë në listë për shkak të problemeve me dëmtimin. Ai ka kryer vetëm punë në palestër, të hënën, ndërsa sot qëndroi në Barcelonë për t’u rikuperuar. Yamal mungoi edhe ndaj Valencias, teksa do të shihet nëse do të bëhet dot gati për ndeshjen kundër Getafe.
Frenkie De Jong është risia kryesore. Mesfushori holandez u rikthye në stërvitje me grupin të premten e kaluar, edhe pse u ul në tribunë kundër Valencias. Ai vuante nga lezione në muskujt e këmbës së djathtë, konstatuar gjatë grumbullimit me Holandën.
The post Debutimi në Champions. Barça udhëton drejt Anglisë pa Yamal, por me De Jong appeared first on Telesport.