Një shqiptar ka bërë një veprim të pazakontë teksa është dëbuar nga autoritetet italiane për në Francë.
Sapo është transferuar përtej Alpeve, shqiptari me qëndrim të parregullt në Itali, është rikthyer sërish në tokën italiane nëpërmjet notit.
“Il Giornale” shkruan se ajo ndodhi sot në mëngjes në kufirin italiano-francez të Ventimiglia, në krahinën e Imperia, është me të vërtetë unike.
Protagonisti është një djalë i ri, i cili, siç thonë në gjuhën teknike, është “ripranuar” në Francë, pasi agjentët kanë dëshmuar hyrjen e tij klandestine në Itali.
Pak momente pasi burrat e “PAF” – policia e kufirit në të dyja anët e Alpeve- e morën atë, ai u arratis dhe u zhyt në det, duke notuar për në Itali.
Përpjekja e tij për t’u arratisur nuk zgjati shumë, sepse i rraskapitur nga noti, u ndalua nga policia italiane në plazhin e famshëm të “vezëve”, tek Balzi Rossi.
Ai u dëbua për herë të dytë pranë pikës së kalimit të “Ponte San Ludovico”, këtë herë me sukses.
Gazeta Panorama