Debati për Exit Poll-et, Kusari: Prokuroria s’duhet ta dëgjojë Kurtin

Në garën e djeshme zgjedhore, pas mbylljes së vendvotimeve u bënë publike Exit Poll-et.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i bëri thirrje organeve të sigurisë e drejtësisë që të hetohen kompanitë që realizuan anketimet me qytetar.

Por, ndaj kësaj kërkese reagoi ashpër juristja e mediave, Flutura Kusari.

Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve, thirrjen e liderit të Vetëvendosjes e cilësoi si të rrezikshme.