Debat mes G-Banit dhe Jozit: O idiot, që kur ka ardhur Danja në shtëpi nuk…

G-Bani dhe Jozi kanë patur një raport mjaft të mirë në “Big Brother VIP 4”

G-Bani dhe Jozi kanë patur një raport mjaft të mirë në “Big Brother VIP 4”. Por mesa duket me rikthimin e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gjërat kanë ndryshuar.

Ditën e sotme, Jozi dhe G-Bani kanë patur një debat mjaft të fortë ku nuk kanë munguar as ofendimet. Gjithçka ka nisur pasi Jozi është parë shumë i afërt me Danjën dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer G-Banit, i cili i drejtohet banorit duke i thënë ‘bespremë’.

Nga ana tjetër, Jozi i thotë G-Banit se ai është intrigant pasi në momentin që ai doli, bëri që Loredana të shkonte të afrohej me Gjestin, me të cilin ka patur debate të forta.