“Na duhet edhe një mbrojtës, por duhet punuar me logjikë në merkato”. Deklarata e Hansi Flick në konferencën para derbit të së shtunës ndaj Espanyol ishte e qartë. Trajneri i Barcelonës është i vetëdijshëm për vështirësitë e merkatos së janarit dhe kufizimet nga ‘fair play financiar’, ndaj kërkon një mbrojtës që të përmirësojë atë që ka tashmë.
Ky qëndrim ndahet edhe nga drejtuesit e klubit, të cilët nuk duan të përsëritet rasti i Jason Murillos në janar 2019, kur ai luajti vetëm 4 nga 34 ndeshje të mundshme. Shumë lojtarë po i ofrohen Barçës përmes agjentëve, por klubi nuk ka nxitim. Ende nuk është formalizuar as largimi i Andreas Christensen (minimumi 4 muaj jashtë), ndërsa situata e Marc ter Stegen mund të ndihmojë në krijimin e ‘fair play financiar’ për një përforcim më të madh (si Aké).
Aktualisht, përforcimi pritet të jetë ose qendërmbrojtës (Otamendi, De Vrij, Senesi), ose mbrojtës krahu (Joao Cancelo). Përjashtohet afrimi i një mesfushori shkatërrues. Ky pozicion konsiderohet i mbuluar me Pedri, De Jong, Casadó, Bernal dhe rikthimin e Gavit në shkurt, përveç rastit të një mesfushori ‘polivalent’ që luan edhe qendërmbrojtës.
The post Debat i brendshëm te Barça për përforcimet në janar, ja çfarë synohet appeared first on Telesport.










