Trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi, doli i zhgënjyer nga rezultati në “Bernabeu”: “Mund të kishim fituar nëse do të kishim bërë pak më shumë. Kemi shumë lojtarë të rinj, nuk është e lehtë të krijosh lidhje shpejt, por ndoshta patëm pak frikë. Pas të kuqit të Carvajal duhej të kishim dhënë më shumë”.
Për penalltinë e dytë: “Ishte pak e turpshme, do ta thoja këtë edhe sikur të ishte në favorin tim. Nuk ishte penallti. Nuk mendoj se ishte kompensim për kartonin e kuq”. Për qëndrimin e skuadrës: “Pas të kuqit duhej të shtynim më shumë. Duhet të mësojmë që këto ndeshje të bëhen normalitet për ne. Vetëm kështu bëjmë hapin e madh në mentalitet dhe ambicie”.
Mbi Carvajal: “Përplasjet kokë më kokë ndonjëherë gjykohen tepër ashpër, por ky është rregulli. Vetëm për kaq nuk do ta kisha përjashtuar”. Për Mbappé: “Mbrojtësi e mbajti mirë, por me hapësirat që lamë Güler e Mastantuono e gjetën, sidomos në pjesën e parë. Ky Mbappé është shumë i rrezikshëm në thellësi”.
The post De Zerbi: Penalltia e dytë ishte e turpshme, do ta thoja edhe po të ishte në favorin tim appeared first on Telesport.