De Winter beson te titulli: Thiago Silva më frymëzon. Allegri, vendimtar për karrierën time

Muajt e parë te Milani kanë qenë si një “rollercoaster” për Koni De Winter. I ardhur nga Genoa, belgu ka luftuar fort për të fituar hapësirë në mbrojtjen kuqezi. Tani, pas një periudhe të vështirë, Allegri po i jep vazhdimësi: “Ndonjëherë gjërat shkojnë siç do, herë të tjera jo. Unë kam vazhduar të bëj të njëjtat gjëra, për mua nuk ka ndryshuar asgjë në këtë periudhë”.

Më pas, lojtari i lindur më 2002 flet për fazën e dytë dhe objektivat: “Synimi është vendi i katërt, por të gjithë duam të fitojmë. Unë besoj te titulli”. Ai ndalet te ndeshjet me ekipet e pjesës së poshtme të renditjes: “Çfarë nuk duhet bërë me të voglat? Të humbasësh, të barazosh. Do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin e pikëve. Duhet të kërkojmë fitoren dhe të luajmë sa më mirë”.

I rritur tek akademia e Juventusit, ai zbulon idhujt: “Kush më frymëzon? Jam rritur me Kompany. Më pëlqen shumë edhe Thiago Silva…, më ka impresionuar nga afër”.

 

The post De Winter beson te titulli: Thiago Silva më frymëzon. Allegri, vendimtar për karrierën time appeared first on Telesport.