De Winter beson ende: Objektivi i Milan mbetet zona Champions, por edhe titulli është i mundur

Muajt e parë me fanellën e Milan kanë qenë një rrëmujë për Koni De Winter. I ardhur nga Genoa, belgu duhej të luftonte për të fituar hapësirë ​​në mbrojtjen e kuqezinjve.

Megjithatë, pas një periudhe të vështirë, Allegri po i jep atij hapësirë ​​dhe qëndrueshmëri: “Ndonjëherë shkon sipas dëshirës tënde, herë të tjera jo. Kam vazhduar të bëj të njëjtat gjëra, asgjë nuk ka ndryshuar për mua në këtë periudhë.”

24-vjeçari, flet për gjysmën e dytë të sezonit dhe çfarë duhet të bëjnë më mirë kuqezinjtë. “Qëllimi është vendi i katërt, por të gjithë duam të fitojmë. Unë besoj ende te titulli kampion këtë sezon”, tha De Ëinter.

Ai përqendrohet në veçanti në rezultatet kundër ekipeve të vogla. “Çfarë nuk duhet të bëjmë kundër ekipeve më të vogla? Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë numrin maksimal të pikëve. Duhet të përpiqemi të fitojmë dhe të luajmë sa më mirë të jetë e mundur“, tha belgu.

The post De Winter beson ende: Objektivi i Milan mbetet zona Champions, por edhe titulli është i mundur appeared first on Telesport.