De Vrij: Të zhgënjyer nga eliminimi, por ky turne shërbeu për të njohur trajnerin e ri

Mbrojtësi Stefan De Vrij komentoi eliminimin e Inter në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klube. Zikaltërit u mundë 0-2 nga brazilianët e Fluminense.

Duhet të ishim përgatitur më mirë, ata ishin më të sigurt në duele. Duhet të kishim rritur ritmin, por nuk ia dolëm. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, krijuam raste, por nuk mjaftoi”, tha De Vrij.

Mendoj se duhet të kishim bërë më shumë. Kjo Kupë Bote ishte një mënyrë për t’u njohur edhe me stafin e ri”, tha më tej mbrojtësi holandez.

Tani ka shumë zhgënjim, por duhet t’i lëmë të gjitha këto pas dhe kur të kthehemi do të fillojmë përsëri me një dëshirë të madhe për të bërë më mirë, për të punuar dhe për t’u rritur së bashku“, tha De Vrij.

The post De Vrij: Të zhgënjyer nga eliminimi, por ky turne shërbeu për të njohur trajnerin e ri appeared first on Telesport.