“Të fitosh MLS (Major League Soccer) është më e vështirë sesa të fitosh Champions League”. Këto janë fjalët e Rodrigo De Paul, mesfushorit që aktualisht luan tek Inter Miami dhe më parë ka qenë pjesë e Udinese, Atletico Madrid.
“Mendoj se është më e vështirë të fitosh MLS sesa Champions League, – shpjegoi argjentinasi, sipas edicionit meksikan të “Marca” në rrjetet sociale. – Mund të duket e çmendur, por formati i MLS është vërtet shumë i ashpër. Duhet të luash gjithmonë në perfeksion”.
De Paul thekson se sezoni i kampionatit më të madh në Amerikën e Veriut është shumë i gjatë, pasi përveç sezonit të rregullt zhvillohen edhe “play off”-et që vendosin fituesin.
Një format shumë ndryshe nga garat europiane, të cilat në shumicën e rasteve përbëhen vetëm nga sezoni i rregullt pa një fazë pasuese. Sipas tij, ndeshjet me eliminim direkt rrisin rrezikun e surprizave dhe kërkojnë përgatitje më të madhe taktike e psikologjike.
The post De Paul e ka seriozisht: Të fitosh MLS është më e vështirë sesa të fitosh Champions League appeared first on Telesport.









