Matthijs de Ligt mendon se te Manchester United të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar, të identifikojnë problemet e tyre dhe të rikuperojnë sa më shpejt nga “nata shumë e keqe” e së hënës në shtëpi, kur u mundën 0-1 nga ndaj Everton, që luajti për 70 minuta me 10 lojtarë.
“Djajtë e kuq” dominuan në mbajtjen e topit dhe në numrin e goditjeve në portën kundërshtare, por skuadra e Ruben Amorim nuk mundi të gjente një përgjigje pozitive. Mbrojtësi holandez De Ligt tha: “Mendoj se ajo ishte një natë shumë e keqe për ne, veçanërisht mënyra se si luajtëm kundër një ekipi me 10 lojtarë”.
“Pësuam një gol dhe nuk krijuam shumë raste. Mendoj se në përgjithësi ishte një performancë shumë e keqe. Ndeshja tjetër ndaj Crystal Palace tani kthehet në një sfidë me të vërtetë e rëndësishme për ne. Duhet të rikuperohemi nga kjo performancë, sidomos psikologjikisht”, tha De Ligt.
“Kishim disa performanca të mira dy javët e fundit dhe tani patëm një të keqe. Mendoj se të gjithë mund ta themi këtë. Tani është për ne që të kthehemi, të qëndrojmë së bashku dhe të sqarojmë se çfarë duhet të jetë më mirë sepse, padyshim, sot nuk ishte mjaftueshëm mirë”, përfundoi mbrojtësi i United.
The post De Ligt: Pas humbjeve të tilla duhet të rikuperojmë psikologjikisht dhe të qëndrojmë të bashkuar appeared first on Telesport.











