De Laurentiis dëshiron “ta blindojë” Conten; gati rinovimi deri në vitin 2029

Te Napoli jo vetëm që është rikthyer qetësia, por duket se idili mes Aurelio De Laurentiis dhe Antonio Contes është i destinuar të vazhdojë. Presidenti synon ta zgjasë kontratën e trajnerit edhe me dy vite. Conte do të qëndronte deri në vitin 2029, jo më deri më 2027. Kjo është ideja e ADL, mbetet të kuptohet qëndrimi i vetë trajnerit.

Nga humbja në kampionat në Bologna te fitorja në finalen e Superkupës Italiane në Riad duket sikur ka kaluar një epokë, mes pakënaqësive dhe zërave për largim. De Laurentiis e ka mbrojtur gjithmonë Conten, duke theksuar rëndësinë e punës së tij: “Pse, kishit dyshime për të?” Megjithatë, historia tregon se Conte rrallë qëndron më shumë se dy vite në një klub, përjashtim bën Juventusi 2011-2014.

Pavarësisht skenarëve të ardhshëm, një gjë është e sigurt; Conte është ndër trajnerët më të mirë në botë. Këtë sezon, mes dëmtimeve, mungesave dhe ndryshimeve taktike, ai ka treguar se di të gjejë zgjidhje, duke ruajtur parimet e tij dhe fituar vlerësimin e skuadrës. Prandaj De Laurentiis dëshiron ta “blindojë”, mbetet të shihet nëse Conte dëshiron të njëjtën gjë.

The post De Laurentiis dëshiron “ta blindojë” Conten; gati rinovimi deri në vitin 2029 appeared first on Telesport.