Luis De la Fuente, trajneri i Spanjës, i mbylli dy ndeshjet e shtatorit me një buzëqeshje të madhe dhe kënaqësinë e të parit të ekipit të tij duke vazhduar të shtyjë përpara drejt Kupës së Botës 2026.
Sidomos pas fitores shpërthyese 6-0 ndaj Turqisë. “Jam krenar për lojtarët e mi, për ekipin kombëtar, që e përfaqëson vendin në mënyrën e duhur. Ekipi vazhdon të rritet e të rritet dhe unë jam i pari që habitem“, tha De La Fuente.
“Është një ekip për të cilin nuk ke shumë për të thënë. Ata e marrin mesazhin menjëherë. Nuk donim të bënim të njëjtat gabime që bëmë të enjten kundër Bullgarisë”, tha trajneri 64-vjecar.
Më tej, ait ha: “Është provë e një brezi lojtarësh që nuk lodhen kurrë së punuari dhe përmirësuari. Ne tashmë po mendojmë për atë që mund të bëjmë për të qenë pak më të mirë në ndeshjet e ardhshme.”
The post De La Fuente: Edhe unë habitem me forcën që ka kjo kombëtare, një brez fantastik appeared first on Telesport.